Renditja e Superiores/ Fitorja me Partizanin e ngjit Vllazninë në krye së bashku me Egnatian

Renditja e Superiores/ Fitorja me Partizanin e ngjit Vllazninë në krye së bashku me Egnatian

20:28, 24/01/2026

Sot u zhvilluan dy ndeshje të vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore.

Egnatia mbylli takimin ndaj Bylisit me një barazim 2-2, ndërsa Vllaznia shfrytëzoi ndalesën e kampionëve dhe triumfoi ndaj Partizanit me rezultatin 1-0.

Me këtë fitore, Vllaznia kryeson tabelën së bashku me Egnatian, por me avantazh në ndeshjet direkte ndaj rivalëve. Partizani rikthehet te humbjet, duke regjistruar katër në pesë ndeshjet e fundit, dhe mbetet vetëm 7 pikë larg zonës së ftohtë – një diferencë e barabartë me Dinamon, që ndodhet në vendin e katërt.

Bylisi, aktualisht në zonën e “play out”, ndodhet një pikë mbi Flamurtarin dhe pret rezultatin e ndeshjes Tirana-Flamurtari që zhvillohet nesër për të parë pozicionin e përfundimtar në renditje.

Dy ndeshje të tjera të interesit për këtë javë janë edhe Teuta-Vora dhe Elbasani-Dinamo, që mund të ndikojnë dukshëm në luftën për mbijetesë dhe renditjen e mesit të tabelës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco