Granit Xhaka nuk ka mundur të jetë protagonist në fushë për shkak të dëmtimit, teksa ka parë nga pankina humbjen e Sunderlandit ndaj West Hamit me shifrat 3-1.
Megjithatë, mes tensionit dhe pasionit, mesfushori shqiptar u bë sërish qendër e vëmendjes – këtë herë jashtë fushës.
I ulur për të mbështetur shokët e skuadrës, Xhaka është përplasur verbalisht me disa tifozë vendas pas pankinës. Debati ka zgjatur disa minuta, derisa stjuardët ndërhynë për të larguar personat e përfshirë.
Situata ishte aq e tensionuar sa gjyqtari u detyrua të ndërpresë ndeshjen për pak minuta, deri sa u rivendos qetësia dhe loja vazhdoi.
Heated exchange between Granit Xhaka and a few West Ham fans behind the bench. #WHUFC pic.twitter.com/MEapq9Vtax
— Roshane Thomas (@RoshaneSport) January 24, 2026
Pas një fillimi të mirë të sezonit, ku Sunderlandi bënte pjesë në grupin e skuadrave kryesuese, humbja ndaj West Hamit e sheh ekipin në mesin e tabelës, me 33 pikë, duke ruajtur qetësinë për objektivin kryesor – mbijetesën në Premier League.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: