Interi u shfaq një ekip i çmendur në ndeshjen ndaj Pisa-s, të cilën e mposhti me përmbysje me rezultatin e thellë 6-2, duke reaguar fuqishëm pas dy golave të pësuar në fillim të pjesës së parë.
Në një nisje të pabesueshme të ndeshjes në “San Siro”, Interi pësoi një tronditje nga Pisa, që kaloi në epërsi të dyfishtë brenda vetëm 23 minutash lojë.
Në minutën e 11-të, portieri i Interit, Yann Sommer, humbi topin në mënyrë të pabesueshme, duke e dhënë atë direkt te Stefano Moreo, i cili shënoi për 0-1. Një gabim që la tifozët e Interit pa fjalë dhe e vendosi skuadrën në vështirësi që në fillim.
Vetëm disa minuta më vonë, në minutën e 23-të, Pisa dyfishoi avantazhin. Matteo Tramoni mori përgjegjësinë për goditjen e këndit, ndërsa Moreo u ngrit sërish dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë, duke çuar rezultatin në 0-2.
Për Interin, minuta të tilla kanë qenë dramatike, megjithëse Yann Bisseck provoi një aksion individual të bukur në minutën e 19-të, duke kaluar disa kundërshtarë përpara kutisë, por gjuajtja e tij kaloi pranë shtyllës së djathtë.
Çfarë 15-minutëshi i fundit në “San Siro”! Interi nuk u mjaftua vetëm me barazimin, por përmbysi plotësisht rezultatin dhe e mbylli pjesën e parë në epërsi 3–2 ndaj Pisës, në një rikthim spektakolar.
Sinjalet e para të reagimit erdhën që në minutën e 32-të, kur Petar Suçiç humbi një rast të artë, duke e dërguar topin shumë pranë shtyllës së majtë. Pak më pas, Federico Dimarco u hodh në fushë nga pankina dhe ndikimi i tij ishte i menjëhershëm.
Në minutën e 37-të, një volej i Dimarcos u ndal me vështirësi nga Scuffet, ndërsa në vazhdim Matteo Tramoni preku topin me dorë në zonë. Pas rishikimit në VAR, arbitri Marcenaro akordoi penallti. Nga pika e bardhë, në minutën e 39-të, Piotr Zielinski nuk gaboi, duke e dërguar topin në trekëndësh për 1–2.
Inter - Pisa 1-2
Interi vazhdoi presionin dhe vetëm dy minuta më pas, në të 41-tën, një pasim perfekt i harkuar nga Dimarco gjeti Lautaro Martinez, i cili me një goditje të fuqishme me kokë barazoi shifrat në 2–2.
Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej në barazim, erdhi goditja përfundimtare. Në minutën 45+2’, Alessandro Bastoni kroson saktë në zonë, aty ku Francesco Pio Esposito u shkëput bukur dhe me kokë mposhti Scuffet, duke përmbysur gjithçka në 3–2.
Gjatë pjesë së dytë Interi nuk ndalet më por shënon edhe tre gola të tjerë me autorë Dimarco-n, Bonny dhe Mkhitaryan për rezultatin 6-2.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: