Pas largimit të Lorenzo Lucca, Napoli ka zyrtarizuar një tjetër largim: Noa Lang është futbollist i ri i Galatasaray-t. Klubi turk e konfirmoi marrëveshjen përmes kanaleve të tij zyrtare, duke bërë të ditur detajet financiare me Napolin.
Kalimi bëhet me formën e huazimit me pagesë për pjesën e mbetur të sezonit 2025–2026, me të drejtë blerjeje jo të detyrueshme, që mund të aktivizohet nga Galatasaray.
Napoli do të marrë 2 milionë euro neto si taksë huazimi, ndërsa Lang do të përfitojë 1.75 milionë euro neto për sezonin aktual. Ky hap hap rrugën për afrimin e Giovane-s, i cili pritet të zyrtarizohet nesër.
Ky largim shënon një ditë të rëndësishme për klubin dhe rifreskon skuadrën, duke lehtësuar balancën financiare dhe duke hapur mundësi për afrime të tjera.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: