Vllaznia mendon për të ardhmen, rinovon me mesfushorin 20-vjeçar

Vllaznia mendon për të ardhmen, rinovon me mesfushorin 20-vjeçar

19:36, 23/01/2026

KF Vllaznia ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me mesfushorin 20-vjeçar Ensar Tafili, duke e lidhur atë me klubin deri në vitin 2028. Ky lajm vjen një ditë pas firmës së Gledjan Pusit dhe përbën një sinjal qetësie për skuadrën, ndërkohë që priten prezantimet e lojtarëve të rinj si Kevin Dodaj.

Tafili, i rritur te moshat e Vllaznisë, kaloi në verën e 2022 te Partizani, ku qëndroi për dy sezone me akademinë e kuqe. Pas eksperiencës me ekipin kryeqytetas, mesfushori u rikthye në Shkodër, duke zgjedhur sërish klubin ku filloi karrierën.

“Në kuadër të përforcimeve dhe stabilitetit të skuadrës, kemi kënaqësinë t’u njoftojmë tifozëve se Ensar Tafili ka rinovuar kontratën me KF Vllazninëdhe do të mbetet kuqeblu deri në vitin 2028,” bëri të ditur klubi.

Ky veprim konsiderohet si një garanci e qëndrueshmërisë për mesfushën e Vllaznisë, para se të finalizohen lëvizjet e tjera të merkatos që mund të sjellin emra të rinj dhe përforcime të rëndësishme për ekipin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco