Alisha Lehmann largohet nga Italia dhe Como, firmos me Leicester-in

Alisha Lehmann largohet nga Italia dhe Como, firmos me Leicester-in

17:17, 23/01/2026

Alisha Lehmann i ka dhënë fund aventurës së saj në Itali. Futbollistja zvicerane ka vendosur të largohet nga Como Women dhe të rikthehet në Angli, ku ka firmosur zyrtarisht me Leicester, duke hapur kështu një kapitull të ri në karrierën e saj.

Vendimi për t’u rikthyer në futbollin anglez, sipas vetë Lehmann, lidhet kryesisht me arsye personale dhe të jetës së përditshme. “Është një zgjedhje e diktuar kryesisht nga jeta personale. Kam jetuar në Angli për shumë vite, është një vend ku jam rritur si person dhe si futbolliste, dhe që e ndiej shumë pranë meje”, ka shpjeguar ajo.

Në një mesazh lamtumire të publikuar në kanalet zyrtare të Como Women, Lehmann ka falënderuar klubin dhe ambientin që gjeti në Itali: “Marr me vete shumë gjëra pozitive, mbi të gjitha mundësinë për të jetuar në një vend të veçantë dhe marrëdhënien me shoqet e skuadrës”. Fjalë që tregojnë se, pavarësisht largimit, eksperienca në Como ka qenë e rëndësishme për të.

Rikthimi në Angli përfaqëson një kthim në një ambient të njohur për Lehmann, e cila ka kaluar një pjesë të rëndësishme të karrierës së saj në futbollin anglez. Me Leicester, ajo synon të rilançojë veten në një kampionat konkurrues, duke kërkuar vazhdimësi dhe role më të rëndësishme në fushë, ndërsa Como humbet një nga emrat më të njohur të skuadrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco