Tashmë nuk ka më dyshime: Michael Carrick është rikthyer zyrtarisht te Manchester United si trajner i përkohshëm deri në muajin qershor.
Legjenda e “Djajve të Kuq” do të marrë drejtimin e skuadrës pas largimit të Rúben Amorim, duke u rikthyer për herë të dytë në këtë rol pas pesë vitesh.
Carrick, një nga emrat më të dashur të historisë së klubit, do të udhëheqë ekipin në një periudhë delikate të sezonit, ndërsa drejtuesit e United vazhdojnë kërkimet për një trajner afatgjatë.
Stafi i Carrick
Në stafin teknik të Michael Carrick do të bëjnë pjesë:
Steve Holland
Jonathan Udgait
Jonny Evans
Travis Binnion
Ndërkohë, Darren Fletcher ka vendosur të rikthehet te skuadra U-18 e klubit, ku do të vazhdojë punën me akademinë.
Carrick do të përballet menjëherë me një provë të vështirë, pasi ndeshja e tij e parë në krye të Manchester United do të jetë derbi ndaj Manchester Cityt, një sfidë që pritet të jetë vendimtare si për ekipin, ashtu edhe për të ardhmen e tij në pankinë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: