Vëllezërit Turam, Kefren dhe Markus, shënuan gola në raundin e 19-të të Serisë A dhe e bënë pikërisht në qytetet e tyre të lindjes.
Kefren lindi në Reggio Emilia 24 vjet më parë dhe ishte në kryeqytetin provincial të Emilianës ku luajti për Juventusin, i cili mundi lehtësisht Sasuolon me 3 gola.
Nga stadiumi “Mapei” në “Tardini”, mbrëmë ishte radha e Markus për të luajtur kundër Parmës, aty ku lindi 28 vjet më parë.
Ndryshe nga vëllai i tij, Turam nuk ishte titullar, por e gjeti një mënyrë për të bërë histori.
Goli i tij, i cili vulosi rezultatin 0-2 është më i fundit në historinë e Interit në sezonin me 20 ekipe në Serie A dhe erdhi në minutën e 97-të e 6 sekonda.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: