Zyrtare/ Massimiliano Allegri do të mbajë Pishtarin Olimpik për ‘Milan-Cortina 2026’

Zyrtare/ Massimiliano Allegri do të mbajë Pishtarin Olimpik për ‘Milan-Cortina 2026’

10:26, 08/01/2026

Massimiliano Allegri do të jetë një nga figurat simbol të Lojërave Olimpike Dimërore “Milano–Cortina 2026”.

Trajneri i Milanit është përzgjedhur zyrtarisht si një nga mbajtësit e Pishtarit Olimpik, një nder i madh që lidh botën e sportit me ngjarjen më të rëndësishme olimpike që do të zhvillohet në Itali.

Lojërat Olimpike Dimërore, që do të mbahen në Milano dhe Cortina d’Ampezzo, kanë qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes, veçanërisht për shkak të ndikimit që do të kenë edhe në kalendarin futbollistik.

Fillimisht ishte përfolur se ceremonia e hapjes në “San Siro” mund të detyronte Milanin ta luante një ndeshje jashtë Italisë, madje edhe në Australi.

Pas muajsh diskutimesh, u vendos që kuqezinjtë ta zhvillonin ndeshjen në “San Siro”, por në një datë tjetër nga ajo e planifikuar fillimisht.

Tashmë, përfshirja e Milanit në këtë event madhor vjen edhe përmes figurës së trajnerit të tij.

Klubi kuqezi e konfirmoi lajmin përmes një postimi zyrtar në rrjetin social X, duke bërë të ditur se Allegri do të mbajë Pishtarin Olimpik para nisjes së Lojërave.

Për Massimiliano Allegrin, kjo përzgjedhje përfaqëson një vlerësim të veçantë, jo vetëm për karrierën e tij të suksesshme në futboll, por edhe për rolin që ai ka në kthimin dhe drejtimin e Milanit, “Djallit”, në një moment historik për sportin italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco