Redon Xhixha është zyrtarisht lojtar i Tiranës. Sulmuesi rikthehet tek ish-klubi i tij për ta ndihmuar të dalë nga kriza e thellë ku ndodhet.
Video e prezantimit nis në një mënyrë të veçantë ku Xhixha thotë se: “Nuk më bëhet të iki nga Tirona”.
Më pas bardheblutë e telefonojnë dhe ai i përgjigjet thirrjes teksa deklaron më pas: “Edhe ju thash që një ditë do të vija prapë te Tirona”.
Videoja shoqërohet me mbishkrimin: “Historia e thërriti dhe ai u përgjigj. Kjo fanellë e mban mend atë, Redon Xhixha është kthyer”.
Tani pritet të shohim nëse Xhixha do të tregohet vendimtar dhe të shkëlqejë si dikur me klubin kryeqytetas.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: