Barcelona ka arritur të hipotekojë lehtësisht kualifikimin në finalen e Superkupës së Spanjës pasi shënoi 4 gola që në pjesën e parë ndaj Athletic Bilbaos. Të gjithë golat e ‘blaugranave’ u realizuan mes minutave 22’ dhe 38’.
Për Barcelonën, gjithçka nisi në minutën e 22-të, kur Ferran Torres shfrytëzoi një pasim të mirë brenda zonës dhe shënoi në krahun e majtë të portës. Vetëm tetë minuta më vonë, Fermín dyfishoi avantazhin me një goditje në cepin e sipërm të portës, duke lënë portierin pa mundësi reagimi.
Në minutën e 34-t, Roony Bardghji shënoi golin e tretë pas një pasimi të bukur, duke treguar saktësi dhe qetësi para portës. Vetëm katër minuta më vonë, ai përsëri dha një asist perfekt për Raphinha-n, i cili shënoi golin e katërt me një goditje të shpejtë në cepin e sipërm të majtë.
Në fund të pjesës së parë, Oihan Sancet pati një rast të mirë, por goditja e tij brenda zonës nuk ishte e saktë sa duhet dhe topi u përplas në shtyllë.
Pak pasi nisi pjesa e dytë, Raphinha realizoi golin e dytë personal, sërish i asistuar nga Roony Bardghji për rezultatin 5-0.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: