Broja titullar kundër Manchester United, sulmuesi shqiptar tashmë pikë referimi në sulmin e Burnley-t

Broja titullar kundër Manchester United, sulmuesi shqiptar tashmë pikë referimi në sulmin e Burnley-t

20:19, 07/01/2026

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Manchester United – Burnley, dhe vëmendja kryesore shkon te zgjedhja e skuadrës mike për repartin ofensiv. Armando Broja është aktivizuar titullar në majë të sulmit, një sinjal i qartë se sulmuesi shqiptar ka fituar tashmë statusin e lojtarit të parë në hierarkinë e Burnley-t.

Trajneri i miqve ka vendosur t’i besojë Brojës rolin kryesor në fazën sulmuese, duke e rreshtuar në qendër të repartit ofensiv, në një sfidë të vështirë si ajo në “Old Trafford”. Aktivizimi nga minuta e parë konfirmon besimin e plotë të stafit teknik ndaj tij, pas paraqitjeve bindëse në ndeshjet e fundit.

Nga ana tjetër, Manchester United zbret në fushë me skemën 4-2-3-1, ndërsa Burnley është rreshtuar me një modul më fleksibël, ku Broja përfaqëson referencën për kundërsulmet dhe fazën e finalizimit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco