Mario Balotelli rikthehet në futbollin aktiv, kundërshtar i Ronaldos në Arabinë Saudite

Mario Balotelli rikthehet në futbollin aktiv, kundërshtar i Ronaldos në Arabinë Saudite

17:48, 07/01/2026

Pas një sezoni të zhgënjyer me Genoa-n, Mario Balotelli ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në Saudi Pro League, duke firmosur një kontratë për dy sezone e gjysmë me klubin Al-Ittifaq. Prezantimi i sulmuesit pritet të bëhet në Dubai, më 10 janar.

Balotelli, ish-qendërsulmues i Interit dhe Milanit, shpresonte të merrte një ofertë nga ndonjë skuadër e Serie A për të rikuperuar pas eksperiencës së vështirë me “Grifonin”. Me Genoan, ai regjistroi vetëm 6 paraqitje dhe 0 gola, ndërkohë që raporti i tij i vështirë me trajnerin Patrick Vieira, i cili kishte tensione me të edhe në Nice, u bë temë diskutimi.

Sulmuesi do të mbushë 36 vjeç në gusht dhe pas një karriere me 210 gola me klubet dhe 14 gola me Kombëtaren italiane, Balotelli është gati të rihapë kapitullin e tij në futboll dhe të sfidojë vetveten në një ambient të ri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco