Divorc i kushtueshëm për Ryan Lochte, detyrohet të shesë tri medalje ari olimpike për rreth 400 mijë euro

Divorc i kushtueshëm për Ryan Lochte, detyrohet të shesë tri medalje ari olimpike për rreth 400 mijë euro

17:19, 07/01/2026

Ryan Lochte po kalon një periudhë të vështirë financiare pas divorcit nga bashkëshortja e tij, ish-playmate e Playboy, Kayla Reid, me të cilën ka tre fëmijë. Notari amerikan 41-vjeçar është detyruar të nxjerrë në ankand tri nga gjashtë medaljet e tij të arta olimpike, duke arkëtuar gjithsej 385,520 dollarë, ose rreth 400 mijë euro.

Lajmi u bë i ditur nga Darren Rovell i CLLCT dhe u raportua edhe nga Daily Mail. Sipas burimeve, vështirësitë ekonomike që lidhen me ndarjen martesore kanë qenë arsyeja kryesore që e kanë shtyrë Lochte drejt këtij vendimi të vështirë.

Medalja me vlerën më të lartë ishte ajo e artë e stafetës 4x200 metra stil i lirë nga Lojërat Olimpike Pekin 2008, e fituar së bashku me Michael Phelps, e cila u shit për 183 mijë dollarë. Medalja e Athinës 2004 u shit për rreth 80 mijë dollarë, ndërsa ajo e Rio 2016 për 122 mijë dollarë.

Kjo nuk është hera e parë që Lochte shet medalje olimpike. Në vitin 2022 ai kishte shitur gjashtë medalje bronzi dhe argjendi për rreth 166 mijë dollarë, një sinjal i qartë i problemeve financiare që po përballet pas përfundimit të karrierës aktive dhe humbjes së të ardhurave nga sponsorët.

Vetë Lochte ka reaguar edhe në rrjetet sociale, duke sqaruar se për të medaljet nuk kanë qenë kurrë qëllimi kryesor: “Nuk kam notuar kurrë për medaljet e arta. Pasioni im ka qenë gjithmonë të jem një nga notarët më të mirë në botë”. Megjithatë, realiteti i jetës pas sportit dhe një divorc i kushtueshëm duket se e kanë detyruar kampionin olimpik të heqë dorë nga disa prej trofeve më të çmuara të karrierës së tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco