Tragjike/ Bie nga ujëvara në Tajlandë duke bërë selfie me të dashurën, vdes futbollisti 22-vjeçar

Tragjike/ Bie nga ujëvara në Tajlandë duke bërë selfie me të dashurën, vdes futbollisti 22-vjeçar

12:41, 07/01/2026

Futbollisti francez, Aleksis Vergos, ka ndërruar jetë pasi rrëshqiti nga shkëmbinj të lagur ndërsa bënte selfie me të dashurën e tij në një vend të bukur në Tajlandë.

Sipas policisë së Koh Samui, autopsia e 22-vjeçarit konfirmoi shkakun e vdekjes si traumë në kokë.

Vendi i aksidentit, një nga atraksionet turistike më të njohura të Tajlandës jugore, ka qenë skenë e tragjedive të ngjashme në të kaluarën.

Quimper Ergué Armel FC, klubi ku luante ai, shprehu ngushëllimet e tij në rrjetet sociale: “Me hidhërim të madh njoftojmë vdekjen e Aleksis Vergos, djalit të Tierrit, trajneri të ekipit C dhe vullnetarit të klubit. Aleksis filloi të luante futboll me ne në moshën 6 vjeç dhe luajti në ekipin e të rriturve deri dy sezone më parë. Klubi bashkohet me familjen dhe miqtë e tij në zi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco