Zyrtare/ Claude Puel emërohet trajner i ri i Nice

Zyrtare/ Claude Puel emërohet trajner i ri i Nice

13:50, 29/12/2025

Nice ka zyrtarizuar këtë të hënë ndryshimin në pankinë. Klubi francez ka njoftuar largimin e trajnerit Franck Haise dhe emërimin e Claude Puel si drejtues të ri të ekipit të parë.

“Nice njofton përfundimin e bashkëpunimit me Franck Haise, me marrëveshje të përbashkët”, shkruan klubi në komunikatën zyrtare, përpara se të konfirmojë rikthimin e Claude Puel, trajner francez që e ka drejtuar më parë skuadrën nga sezoni 2012/13 deri në 2015/16.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare, Nice sqaron se vendimi vjen në një moment delikat për ekipin:

“Në një kontekst sportiv veçanërisht të vështirë, Nice ka vendosur t’i besojë drejtimin e ekipit të parë Claude Puel deri në fund të sezonit. Trajner me përvojë dhe me njohje të thellë të klubit, Claude Puel rikthehet kështu në pankinën e Nice pas periudhës së tij mes viteve 2012 dhe 2016, duke nisur menjëherë misionin prioritar për të përmirësuar performancën e skuadrës.”

Aktualisht, Nice ndodhet në vendin e 13-të në Ligue 1, me 17 pikë, plot 20 më pak se kryesuesi Lens. Bilanci i skuadrës përfshin pesë fitore, dy barazime dhe nëntë humbje, çka ka detyruar drejtuesit të ndërhyjnë për të ndryshuar ecurinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco