Edhe në moshën 42-vjeçare, Cristiano Ronaldo nuk ka ndër mend të ndalet. Sulmuesi portugez, pas dopietës së fundit me Al-Nassr, ka rikthyer sërish ambiciet e tij të jashtëzakonshme, duke shprehur qartë qëllimin e tij: të arrijë gol numër 1000 në karrierë.
Në një intervistë nga Dubai, ku u shpall edhe fitues i ‘Globe Soccer Awards’ si lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme, Ronaldo tha: “Është e vështirë të vazhdoj të luaj, por jam i motivuar. Pasioni im për futbollin është i madh dhe dua të vazhdoj. Nuk ka rëndësi ku luaj, në Lindjen e Mesme apo në Evropë, gjithmonë kam dashur të luaj futboll dhe dua të vazhdoj”.
Portugezi ka bërë të qartë se shumëllojshmëria e trofeve dhe golat janë motivimi i tij kryesor:
“Ju e dini cili është objektivi im: dua të fitoj trofe dhe dua të arrij atë numrin që të gjithë e njohin”. Aktualisht, Ronaldo ka shënuar 972 gola dhe ka realizuar 13 gola në 14 ndeshje me Al-Nassr këtë sezon, duke u afruar me ritme të shpejta drejt shifrës legjendare.
Ronaldo nënvizoi se gjithçka do të varet nga shëndeti i tij dhe mungesa e dëmtimeve, por optimizmi dhe ambicia e tij mbeten të paepura. Madje, edhe në këtë moshë, CR7 tregon se pasioni dhe motivimi për të shkruar histori nuk janë ulur aspak.
Mes trofeve të fituar dhe golave të realizuar, Cristiano Ronaldo vazhdon të tregojë pse konsiderohet një nga legjendat më të mëdha të futbollit botëror, duke synuar që përtej rekordit të golave, të lërë një trashëgimi të përjetshme në historinë e sportit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: