Modrić magjeps Italinë në moshën 40-vjeçare: Luan sikur ka një cigare në gojë

Modrić magjeps Italinë në moshën 40-vjeçare: Luan sikur ka një cigare në gojë

08:53, 29/12/2025

Pas 13 vitesh të lavdishme te Real Madridi, ku fitoi gjithçka që një futbollist mund të ëndërrojë, Luka Modrić zgjodhi të mos mbyllte karrierën në rehati, por të sfidonte veten edhe një herë. Në moshën 40-vjeçare, mesfushori kroat u transferua te Milani, ku është bërë menjëherë një nga figurat më të admirueshme të Serie A.

Pavarësisht moshës, Modrić po tregon se klasi nuk plaket. Me fanellën kuqezi, ai po drejton ritmin e lojës, po jep qetësi dhe cilësi, duke u shndërruar në një pikë referimi për skuadrën e drejtuar nga Massimiliano Allegri. Jo rastësisht, shumë zëra të njohur të futbollit italian e cilësojnë atë si përforcimin më të mirë të vitit 2025 në kampionatin italian.

Ish-sulmuesi i njohur Luca Toni nuk i kurseu superlativat: “Modrić është përforcimi më i mirë i Serie A në 2025. Ai u shton cilësi të gjithëve. Me këta lojtarë, Modrić luan sikur ka një cigare në gojë. Mund të kishte shkuar në Emiratet e Bashkuara Arabe për të fituar shumë para, por zgjodhi të sfidonte veten”.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Sébastien Frey, ish-portier i Serie A: “Po flasim për një kampion të vërtetë. Të shohësh Modrić ende duke luajtur kështu është diçka e mrekullueshme”.

Me paraqitjet e tij, Modrić po dëshmon se pasioni, inteligjenca dhe dashuria për futbollin janë më të forta se mosha. Në Itali, ai nuk është thjesht një përforcim, por një leksion futbolli i përditshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco