Lamine Yamal shpallet ‘Sulmuesi i Vitit’ nga ‘Globe Soccer Awards'

Lamine Yamal shpallet ‘Sulmuesi i Vitit’ nga ‘Globe Soccer Awards'

18:18, 28/12/2025

Gjatë mbrëmjes së sotme të 28 dhjetorit, po mbahet ceremonia e “Globe Soccer Awards”, ku po shpëndahen çmime për arritjet e futbollistëve gjatë këtij viti.

Ndër çmimet kryesore, ishte edhe shpërndarja e çmimit “Sulmuesi i Vitit”, i cili shkoi te superylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal.

Spanjolli pati suksese të mëdha gjatë këtij viti me Barcelonën, duke fituar La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.

Yamal ishte po ashtu faktor kyç në dërgimin e Barçës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të cilën e humbën nga Interi.

Ky është edicioni i 16-të i “Globe Soccer Awards”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco