Arrestohet ish-sulmuesi i Liverpulit, rrezikon 5 vjet burg

Arrestohet ish-sulmuesi i Liverpulit, rrezikon 5 vjet burg

17:10, 28/12/2025

Lajmi u publikua në korrik, por tani dihet identiteti i futbollistit të arrestuar në Aeroportin “Stansted” të Londrës: Andy Carroll, ish-sulmues i ekipit kombëtar të Anglisë dhe, ndër të tjera, i Liverpulit.

Ish-sulmuesi akuzohet për “shkelje të një urdhri kufizues” në lidhje me ngjarjet që ndodhën në mars të vitit 2025, një muaj para arrestimit të tij.

Carroll u ndalua prillin e kaluar ndërsa kthehej në Mbretërinë e Bashkuar me një fluturim me kosto të ulët: tani ai rrezikon deri në pesë vjet burg.

Transferimi i tij prej 41 milionë eurosh nga Newcastle te Liverpool në vitin 2011 u mbajt në histori si një nga dështimet më të mëdha të transferimeve të “të kuqve” në kujtesën e kohëve të fundit.

Pas kohës së tij në “Anfield”, Carroll nuk u rikuperua kurrë: ai luajti dobët në periudhën e tij të mëvonshme te West Ham dhe rikthimin e tij te Newcastle.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco