Të dielën në mbrëmje, në Dubai (pasdite në Shqipëri), do të zhvillohet ceremonia e ‘Globe Soccer Awards’, eventi që mbyll kalendarin e çmimeve botërore të futbollit për vitin 2025, me prani të ‘yjeve’ si Ousmane Dembélé, Lamine Yamal dhe Cristiano Ronaldo. Edicioni i 16-të ka thyer rekordin e votave të vitit 2024, me pjesëmarrje nga tifozë në të gjithë botën, dhe sjell si risi kategorinë “Best Mental Coach”, duke vënë në fokus një profesion të rëndësishëm për suksesin e ekipit.
Në kategoritë më tradicionale, ‘Best Men’s Player’ është një garë e fortë mes kampionëve të PSG-së Ousmane Dembélé dhe Vitinha, Kylian Mbappé nga Real Madrid dhe çiftit të Barcelonës Raphinha–Lamine Yamal. Ndër femrat, ‘Best Women’s Player’ ka Aitana Bonmatí në kërkim të suksesit së tretë, e sfiduar nga Mariona Caldentey, Melchie Dumornay, Alexia Putellas dhe Alessia Russo.
Në ‘Best Coach’, Luis Enrique përballet me emra si Xabi Alonso, Mikel Arteta, Enzo Maresca dhe Hansi Flick, ndërsa Juventusi është finalist për ‘Best Women’s Club’, dhe talenti Kenan Yildiz është ende në garë për titullin e ‘Emerging Player’.
Pjesëmarrja italiane është e fuqishme edhe mes drejtuesve dhe trajnerëve: Giovanni Manna (Napoli) kandidon për ‘Best Sporting Director’, Federico Pastorello për ‘Best Agent’, dhe Enzo Maresca (Chelsea) përfaqëson shkollën teknike italiane në kategorinë ‘Best Coach’.
Ceremonia, e cila do të ketë edhe surpriza të veçanta, do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalet zyrtare të Globe Soccer, përfshirë YouTube dhe globesoccer.com, duke filluar nga ora 16:40 sipas kohës shqiptare.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: