Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Interi dhe ai rekord në Bergamo që reziston prej viteve ’60

Interi dhe ai rekord në Bergamo që reziston prej viteve ’60

16:36, 26/12/2025

Interi shkon në Bergamo me një objektiv të qartë: të barazojë një rekord historik që mungon prej më shumë se gjashtë dekadash në transfertat kundër Atalantës. Tri përballjet e fundit Atalanta–Inter në Serie A kanë përfunduar të gjitha me fitore të zikaltërve, një seri që ka lejuar Inerin të barazojë ciklin pozitiv të regjistruar mes sezoneve 1997–1998 dhe 2001–2002. Tani, të dielën në mbrëmje, me fillim në orën 20:45, Interi ka mundësinë të arrijë katër fitore radhazi në shtëpinë e Atalantës, një arritje që daton nga periudha 1963–1964 deri më 1966–1967.

Në total, Atalanta dhe Interi janë përballur 64 herë në Serie A me bergamaskët si vendas. Bilanci flet lehtë në favor të zikaltërve: 26 fitore për Interin, 23 barazime dhe 15 suksese për Atalantën, me golavarazh 103–70 për miqtë. Fitorja e fundit e “Deas” në shtëpi kundër Interit daton në sezonin 2018–2019, 4–1, ndërsa më pas Atalanta ka arritur maksimumi barazime, në sezonet 2020–2021 dhe 2021–2022.

Një tjetër statistikë domethënëse lidhet me muajin dhjetor: tetë herë është luajtur kjo sfidë në këtë periudhë dhe Atalanta nuk ka fituar asnjëherë, ndërsa Interi është imponuar katër herë.

Sa i përket renditjes, Atalanta ka 22 pikë, 13 prej tyre të fituara në Bergamo, ndërsa Interi kryeson kampionatin me 33 pikë dhe një rendiment shumë të mirë jashtë shtëpisë. Bergamaskët vijnë nga fitorja minimale ndaj Genoas, ndërsa Interi nuk luajti javën e fundit për shkak të angazhimit në Superkupën Italiane në Riad.

Një detaj i veçantë: në dy sezonet e fundit, Atalanta i ka përfunduar gjithmonë ndeshjet në shtëpi kundër Interit me dhjetë lojtarë, një shenjë e tensionit dhe vështirësisë së këtij dueli historik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco