Marco Ottolini është gjithnjë e më pranë rikthimit te Juventusi. Drejtuesi italian, i lindur në vitin 1980, ka zgjidhur zyrtarisht marrëdhënien kontraktuale me Genoa-n gjatë ditës së sotme, duke hapur rrugën për emërimin e tij si drejtor i ri sportiv i bardhezinjve.
Eksperienca e Ottolinit me âGrifoninâ kishte pĂ«rfunduar qĂ« nĂ« fund tĂ« tetorit, kur klubi ligurian vendosi ta largonte nga detyra si pasojĂ« e rezultateve zhgĂ«njyese nĂ« pjesĂ«n e parĂ« tĂ« sezonit.
Një situatë që më pas solli edhe shkarkimin e trajnerit Patrick Vieira. Megjithatë, bilanci i përgjithshëm i Ottolinit në Genoa mbetet pozitiv: ai ishte një nga arkitektët kryesorë të skuadrës që arriti menjëherë rikthimin në Serie A dhe që më pas siguroi mbijetesën në sezonet pasuese.
Tashmë, pas ndarjes zyrtare me Genoa-n, gjithçka është gati për rikthimin e tij tek Juventusi. Për Ottolinin bëhet fjalë për një kthim në një ambient që e njeh mirë, pasi më parë ka punuar për klubin torinez si skaut dhe më pas si përgjegjës i lojtarëve të huazuar. Pas tre vjetësh larg, ai pritet të nisë një kapitull të ri dhe më të rëndësishëm në hierarkinë drejtuese të klubit.
Sipas medieve italiane, Ottolini mund tĂ« firmosĂ« dhe tĂ« prezantohet zyrtarisht para fillimit tĂ« muajit janar, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« jetĂ« menjĂ«herĂ« operacional nĂ« merkaton e dimrit. NjĂ« lĂ«vizje qĂ« synon tâi japĂ« stabilitet dhe vizion tĂ« ri projektit sportiv tĂ« Juventusit nĂ« njĂ« moment delikat pĂ«r klubin.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: