Bayerni firmos me talentin 17-vjeçar nga Ekuadori

Bayerni firmos me talentin 17-vjeçar nga Ekuadori

10:25, 23/12/2025

Gjigantët bavarezë ndjekin gjithmonë talentet kudo nëpër botë dhe firmosin me ata që bindin.

Rasti i fundit vjen me një 17-vjeçar nga Ekuadori, tashmë pjesë e klubit të madh gjerman.

Drejtuesit e Bayernit kanë “peshkuar” në Ekuador, ku kanë zbuluar mbrojtësin Virgilio Olaya, i vitlindjes 2008.

Ata kanë mbyllur marrëveshjen për blerjen e këtij futbollit nga Aucas, duke firmosur kontratën me të deri në vitin 2029.

Qëllimi i Bayernit në këtë rast është që ta huazojë 17-vjeçarin në një tjetër skuadër, ku ai mund të luajë dhe të rritet.

Më pas, kur të jetë gati, Olaya mund të integrohet te Bayerni për t’u bërë pjesë e rëndësishme e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco