Endrick është shumë pranë transferimit te Lyoni. Sulmuesi brazilian do të largohet nga Real Madridi në formë huazimi gjatë merkatos së dimrit, me synimin për të fituar më shumë minuta dhe vazhdimësi në lojë, në mënyrë që të rrisë shanset për t’u grumbulluar nga Carlo Ancelotti për Kupën e Botës.
Sipas asaj që raporton Defensa Central, talenti i lindur në vitin 2006 i ka përshëndetur tashmë shokët e skuadrës në Madrid, duke u shprehur: “Ishte një kënaqësi të kaloja këtë kohë me ju. Shpresoj të fitoni La Ligën dhe Ligën e Kampionëve. Unë do ta festoj”.
Endrick është shfaqur i emocionuar dhe i mërzitur për largimin nga “Los Blancos”, por njëkohësisht i vetëdijshëm se ky hap është i domosdoshëm për rritjen dhe zhvillimin e tij profesional. Huazimi te Lyoni shihet si një mundësi ideale për të marrë eksperiencë dhe për t’u rikthyer më i pjekur te Real Madridi.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: