Ylli i New York Knicks, Jalen Brunson, shkëlqeu natën e kaluar në NBA, duke zhvilluar një ndeshje fenomenale dhe duke udhëhequr ekipin e tij drejt fitores 132-125 ndaj Miami Heat.
Brunson ishte shënuesi më i mirë i takimit me 47 pikë dhe tetë asistime.
Ai realizoi 9 nga 13 gjuajtje për dy pikë dhe 6 nga 13 për tre pikë, ndërsa ishte i saktë në mënyrë perfekte nga vija e gjuajtjeve të lira, me 11 nga 11.
Mikal Bridges kontribuoi gjithashtu për New York-un me 24 pikë, ndërsa te Miami u dallua Kel’el Ware, i cili regjistroi 28 pikë dhe 19 ribaunde.
Në ditët në vijim do të flitet gjatë për përballjen spektakolare mes Atlantës dhe Çikagos, ku u shënuan mbi 300 pikë në total. Chicago Bulls triumfuan 152-150 në transfertë.
Jalen Johnson dhe Trae Young ishin më të mirët për Atlanta Hawks, por performanca e tyre nuk mjaftoi për fitoren.
Johnson ishte shumë pranë një “triple-double”, me 36 pikë, 11 ribaunde dhe nëntë asistime, ndërsa Young e mbylli ndeshjen me 35 pikë dhe nëntë asistime.
Heroi i Çikagos ishte talenti lituanez Matas Buzelis me 28 pikë, ndërsa Coby White shtoi 21 të tjera.
“Dramë” u pa edhe në përballjen mes Sacramento Kings dhe Houston Rockets.
Kings triumfuan pas kohës shtesë me rezultatin 125-124, falë një gjuajtjeje vendimtare për tre pikë nga Dennis Schroder, vetëm tre sekonda para fundit.
Rezultatet:
Atlanta – Chicago 150-152
Brooklyn – Toronto 96-81
New York – Miami 132-125
Minnesota – Milwaukee 103-100
Washington – San Antonio 113-124
Sacramento – Houston 125-124
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: