Mbrojtësi brazilian Thiago Silva ka vendosur të rikthehet në Europë, duke firmosur një kontratë gjashtëmuajshe me Porton, që skadon në qershor 2026, me mundësi rinovimi deri në vitin 2027. Vendimi i 41-vjeçarit ka shkaktuar reagime të ndryshme në Brazil dhe një valë kritike nga tifozët, aq sa ai u detyrua të shpjegojë motivet e tij vetë në rrjetet sociale.
“Jam këtu për të sqaruar disa gjëra që janë thënë sot dhe janë nxjerrë jashtë kontekstit nga mendje të liga dhe njerëz me qëllime të këqija,” shkruan Silva. Ai shtoi se gjithmonë do të mbajë në zemër Fluminense-n, klubi i tij i zemrës, dhe falënderoi veçanërisht presidentin e klubit për angazhimin dhe për të gjithë ata që e bënë të mundur këtë kapitull të ri në karrierën e tij.
Për Thiago Silva-n, vendimi nuk ka të bëjë vetëm me futbollin: “Rikthimi im në Europë më afron më shumë me familjen time. Fëmijët e mi po përjetojnë momente të veçanta dhe më mungojnë. Dua të jem më afër tyre; kam humbur tashmë shumë momente të veçanta…”
Ky hap tregon qartë se prioritet për brazilianin është familja, ndërsa sfida në Porto ofron mundësinë e një rikthimi në futbollin evropian, duke i dhënë një frymë të re karrierës së tij të pasur dhe një mundësi për të qenë pranë të dashurve të tij.
Ky lajm vjen pas një periudhe reflektimi për Silva-n, i cili ka lënë pas kohën në Milanin dhe Fluminense-n, duke shënuar një tjetër kapitull në karrierën e tij të gjatë si një nga mbrojtësit më të respektuar në futbollin botëror.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: