‘Ruli’ Bayern ‘shtyp’ me katër gola Heidenheim-in, e mbyll vitin +9 pikë nga Borussia Dortmund

‘Ruli’ Bayern ‘shtyp’ me katër gola Heidenheim-in, e mbyll vitin +9 pikë nga Borussia Dortmund

19:19, 21/12/2025

Bayerni s’mund t;ia lejonte vetes dy hapa të gabuar radhazi. Skuadra bavareze fitoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Heidenheim-it, duke lënë të kuptohet që barazimi 2- 2 me Mainzin ishte vetëm një ‘aksident’.

Golat e Bayernit erdhën herët: në minutën e 15-të, Josip Stanisic shfrytëzoi një pasim pas rifitimit të topit dhe shënoi me kokë nga brenda zonës së vogël. Më pas, në minutën e 32-të, Michael Olise e dyfishoi avantazhin duke shfrytëzuar një top të rikuperuar në zonë, duke dërguar topin në rrjetë pranë shtyllës së djathtë.

Pjesa e dytë vijoi me dominim të plotë të bavarezëve. Në minutën e 86-të, Luis Diaz shënoi golin e tretë me kokë pas një asistimi perfekt nga Josip Stanisic, duke vulosur fitoren. Kulmi i takimit erdhi në shtesën e ndeshjes, kur Harry Kane shënoi golin e katërt, duke e mbyllur rezultatin në 4-0.

Bayerni kontrolloi lojën gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar shumë raste të tjera për shënim, ndërsa portieri i Heidenheim-it, Diant Ramaj, u përpoq të shpëtonte ekipin e tij me disa pritje të mira. Megjithatë, sulmet e shpejta dhe kombinimet e saktë të bavarezëve e bënë të pamundur ndalimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco