Antonio Conte, para finales: Në fund kujtohet vetëm ai që fiton

Antonio Conte, para finales: Në fund kujtohet vetëm ai që fiton

17:25, 21/12/2025

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, ka folur në konferencë për shtypin në prag të finales së Superkupës së Italisë kundër Bologna-s, që do të zhvillohet në Riad. Tekniku italian theksoi rëndësinë e madhe të ndeshjes dhe faktin se në futboll, në fund, vlera matet vetëm me fitore.

“Kemi rikuperuar energjitë dhe po e përgatisim të gjithë bashkë këtë ndeshje. Është bukur të arrish në finale, por në fund kujtohet vetëm ai që ka fituar. Dhe kështu do të jetë gjithmonë”, u shpreh Conte.

Ai u ndal edhe te ideja se Bologna mund të ketë më shumë uri për sukses: “Nëse kjo do të ndodhte, atëherë do të ishte një kufi yni. Bologna mund ta ngrejë trofeun, por duhet të tregojë se është më e mirë se ne. Ne do të duhet të paktën ta barazojmë dëshirën e tyre për të fituar”.

Conte e bëri të qartë se Napoli e sheh finalen si një sfidë të fortë, ku vendimtarë do të jenë mentaliteti, përqendrimi dhe etja për sukses, në një ndeshje që do të vendosë një trofe të rëndësishëm sezonal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco