Torino del fitues nga përballja e javës së 16-të të Serisë A kundër Sassuolos, duke triumfuar 1-0 në “Mapei Stadium”. Ndeshja u vendos nga një gol i vetëm i shënuar me penallti nga Nikola Vlašić, që i dha tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës së drejtuar nga Baroni.
Sfida pati momente polemike që në pjesën e parë, kur arbitri akordoi një penallti për Torinon në minutën e 24-t, por më pas e anuloi vendimin.
‘Granatat’ nuk u dorëzuan dhe në pjesën e dytë iu dha një tjetër 11-metërsh, këtë herë pas një faulli të Doig ndaj Simeone. VAR-i e konfirmoi vendimin dhe në minutën e 66-të Vlašić u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke shënuar golin e vetëm të takimit.
Sassuolo i drejtuar nga Grosso u përpoq të reagonte pas disavantazhit, por nuk arriti të gjente golin e barazimit. Torino menaxhoi mirë avantazhin deri në fund dhe doli nga fusha me një fitore minimale, por tejet të çmuar në garën për objektivat e sezonit.
Ndeshje e mirë për dyshen shqiptare Ismajli-Asllani, që u aktivizuan titullarë. Mbtojtësi kuqei qëndroi deri në fudn në fushë, ndërsa mesfushori i zëvendësua dy minnuta para përfundimit të kohës së rregullt nga Biraghi.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: