Jurgen Bardhi ka përjetuar një nga ndeshjet më të mira të karrierës së tij në Turqi, duke realizuar një ‘tripletë’ spektakolare me fanellën e Umranijesporit. Ish-kapiteni i Partizanit hapi serinë e golave që në minutën e tretë, duke shënuar me kokë ndaj Adana Demirsporit, ndërsa më pas kompletoi paraqitjen e jashtëzakonshme me edhe dy realizime të tjera.
Umranijespori triumfoi bindshëm me rezultatin 5-0, në një ndeshje ku Bardhi ishte protagonisti absolut dhe vendimtar në çdo fazë të lojës. Një performancë e tillë nuk ishte parë më parë nga 28-vjeçari, i cili u shfaq në një nivel shumë të lartë.
Bardhi kujtohet si një nga talentet më premtues që akademia e Partizanit nxori para vitit 2020, ndërsa nga klubi i kuq u largua në vitin 2021. Në Turqi, ai ka dhënë kontribut të rëndësishëm në Ligën e Parë, duke u kthyer në një pikë referimi për skuadrën e tij.
Deri tani, mesfushori ofensiv numëron 12 gola në kampionat, si edhe 22 asistime në 151 ndeshje të zhvilluara, shifra që dëshmojnë qartazi ndikimin e tij konstant në futbollin turk.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: