VIDEO/ Kërcen më lart nga të gjithë dhe shënon me kokë, Armando Broja shpëton Burnleyn në minutën e 90-të

VIDEO/ Kërcen më lart nga të gjithë dhe shënon me kokë, Armando Broja shpëton Burnleyn në minutën e 90-të

18:00, 20/12/2025

Armando Broja ka shënuar gol në minutën e 90-të për Burnleyn.

Sulmuesi i Kombëtares u fut nga stoli ndaj Bournemouth, për të vendosur baraspeshën 1-1.

Goli i Brojës ishte i pazakontë për të, pasi si rrallë herë prej tij erdhi pas një goditje me kokë. Festa ishte e çmendur për të gjithë te Burnley.

Ndeshja u mbyll me barazim 1-1, ndërsa ishte Broja që nxori nga kriza Burnleyn.

Ekipi anglez e luante ndeshjen e javës së 17-të me kujtimin e disa humbjeve radhazi.

Vetë Broja u aktivizua në minutën e 65-të. Moment mjaft i veçantë për sulmuesin e Kombëtares, ndërsa goli në Angli mungonte prej dy vitesh.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco