Sot u luajtën dy ndeshjet e mbetura për javën e 17-të të Superiores.
Bylisi mposhti Elbasanin me rezultatin 3-2, ndërsa Tirana dhe Vllaznia ndanë pikët pas barazimit 1-1.
Elbasani i lë Egnatias vendin e parë, pikërisht në javën e fundit për vitin 2025 ku do të vendoset “kampioni i dimrit”. Kampionët kanë tashmë 2 pikë më tepër se verdheblutë.
Vllaznia ndërkohë mbetet në vendin e katërt. Kuqeblutë numërojnë 7 pikë më pak se kryesuesit.
Bylisi del nga zona e ftohtë duke u pozicionuar mbi Vorën. Tirana ndërkohë mbetet në vendin e fundit.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: