Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton fondin 3 milionë euro për mbështetjen financiare të klubeve profesioniste

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton fondin 3 milionë euro për mbështetjen financiare të klubeve profesioniste

19:59, 19/12/2025

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar vendimin për krijimin e një programi të posaçëm mbështetjeje financiare për klubet profesioniste të futbollit, në vijim të angazhimit të marrë në Asamblenë e Përgjithshme dhe në funksion të forcimit të qëndrueshmërisë së sistemit futbollistik në vend.

Ky vendim vjen si rezultat i forcimit të ndjeshëm të pozicionit financiar të FSHF-së gjatë viteve të fundit, falë sukseseve sportive, rritjes së të ardhurave komerciale, menaxhimit më efikas të kostove dhe shfrytëzimit më të mirë të mundësive që ofron tregu.

Rezultati pozitiv financiar i krijuar i jep federatës mundësinë që një pjesë e këtyre të ardhurave të rikthehet drejtpërdrejt në futboll, përmes mbështetjes së strukturuar të klubeve anëtare.

Programi, me një vlerë totale prej 3 milionë eurosh për vitin 2026, do të jetë i dedikuar për klubet profesioniste pjesëmarrëse në Abissnet Superiore dhe Kategorinë e Parë.

Mbështetja do të jetë e institucionalizuar, e strukturuar dhe e parashikueshme, duke synuar që suksesi financiar i FSHF-së të reflektohet në mënyrë të prekshme te klubet, të cilat përbëjnë bazën e sistemit të futbollit shqiptar.

ShpĂ«rndarja e fondit do tĂ« realizohet nĂ« dy faza, nĂ« pĂ«rputhje me fazat sportive tĂ« kampionateve: faza e dytĂ« e sezonit 2025–26 dhe faza e parĂ« e sezonit 2026–27. Ndarja bazohet vetĂ«m nĂ« kategorinĂ« ku luan klubi, jo nĂ« renditjen sportive, dhe bĂ«het nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« barabartĂ« brenda secilĂ«s kategori.

Klubet e Abissnet Superiores përfitojnë një shumë më të lartë krahasuar me ato të Kategorisë së Parë, në përpjesëtim me kostot më të larta sportive dhe organizative në këtë nivel.

Fondet do tĂ« lĂ«vrohen nĂ« dy kĂ«ste, ku pjesa e parĂ« do tĂ« shpĂ«rndahet nĂ« fillim tĂ« vitit 2026 pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur likuiditetin dhe planifikimin e klubeve pĂ«r pjesĂ«n e mbetur tĂ« sezonit, ndĂ«rsa kĂ«sti i dytĂ« pas pĂ«rfundimit tĂ« sezonit 2025–26 dhe pĂ«rcaktimit tĂ« strukturĂ«s sĂ« kampionateve pĂ«r sezonin 2026–27.

Programi synon të krijojë një mekanizëm të qartë, transparent dhe të qëndrueshëm për mbështetjen financiare të klubeve, duke forcuar stabilitetin e tyre dhe partneritetin mes FSHF-së dhe klubeve mbi parimet e solidaritetit dhe menaxhimit të mirë financiar.

Shpërndarja e këtij fondi për klubet do të nisë zyrtarisht në janar 2026.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco