Batuta e Guardiolës për lamtumirën nga Manchester City

Batuta e Guardiolës për lamtumirën nga Manchester City

18:38, 19/12/2025

Ditët e fundit kanë shpërthyer zërat që kanë të bëjnë me të ardhmen e Pep Guardiolës.

Mundësia e largimit të tij nga Manchester City nuk është më thjesht një hipotezë.

“Gjatë 3-4 viteve të fundit më keni pyetur gjithmonë për të ardhmen. Atëherë po, herët a vonë, 75 apo 76 vjeç, do të largohem nga City”, – ka thënë me shaka trajneri spanjoll.

Guardiola më tej ka folur seriozisht: “Kam ende edhe 18 muaj kontratë. Jam entuziast për rritjen e skuadrës. Tani jam këtu, se çfarë do të ndodhë, kush mund ta dijë? Edhe po të kisha 10 vjet kontratë, apo 6 muaj, në futboll mund të ndryshojë gjithçka nga dita në ditë”.

Trajneri katalanas nuk e ka përjashtuar largimin nga stoli i Manchester City dhe shtypi anglez ka filluar që tani të hedhë hipotezat në lidhje me pasuesin e Guardiolës. Italiani Maresca është një prej tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco