Gimenez operohet me sukses, dy muaj pushim për sulmuesin e Milanit

Gimenez operohet me sukses, dy muaj pushim për sulmuesin e Milanit

13:34, 19/12/2025

Milani ka mbyllur kapitullin e Superkupës së Italisë dhe tashmë do të përqendrohet te kampionati, ku e pret përballja e radhës në “San Siro” ndaj Veronës. Ndërkohë, nga infermieria kuqezi vijnë lajme jo të mira për Santiago Gimenez.

Sulmuesi meksikan i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në Amsterdam, e cila ka rezultuar plotësisht e suksesshme. Sipas njoftimit zyrtar të klubit, bëhet fjalë për një pastrim artroskopik të kyçit të djathtë, procedurë e domosdoshme për të zgjidhur problemin që e kishte mbajtur jashtë fushave prej javësh.

Gimenez do të mungojë të paktën dy muaj dhe vetëm pas kësaj periudhe do të nisë gradualisht fazën e përgatitjes për rikthim. Objektivi i stafit mjekësor dhe teknik është që lojtari të jetë gati për pjesën e dytë të sezonit, me synim pranverën e vitit 2026.

Në komunikatën e Milanit thuhet:

“Santiago Gimenez iu nënshtrua ditën e enjte, më 18 dhjetor, në Amsterdam, një ndërhyrjeje artroskopike pastruese të kyçit të djathtë. Operacioni, i kryer nga profesor Gino Kerkhoffs, në prani të stafit mjekësor të Milanit, u përmbyll me sukses të plotë. Pas një jave rikuperimi fillestar, lojtari do të kthehet në Itali për të vazhduar programin e rehabilitimit.”

Ndeshja e fundit e Gimenez me fanellën kuqezi daton më 28 tetor, në sfidën kundër Atalantës. Mungesa e tij e zgjatur pritet ta detyrojë klubin të reflektojë edhe mbi merkaton e janarit, ku pista që çon te Fullkrug po bëhet gjithnjë e më konkrete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco