Milani mund të rikthejë Thiago Silvën, Allegri kërkon eksperiencën e brazilianit në mbrojtje

Milani mund të rikthejë Thiago Silvën, Allegri kërkon eksperiencën e brazilianit në mbrojtje

12:53, 19/12/2025

Milani po shqyrton mundësinë e rikthimit të mbrojtësit brazilian Thiago Silva, pas largimit të tij nga Fluminense dhe kërkimit për një aventurë të re në Europë. Objektivi i brazilianit 41-vjeçar është të sigurojë minuta loje të mjaftueshme për të kandiduar në përfaqësuesen e Brazilit për Kupën e Botës 2026, duke u vendosur nën drejtimin e Carlo Ancelottit.

Sipas medieve italiane, rikthimi i Thiago Silvës në Milanello nuk është vetëm një sugjerim festiv, por një kërkesë konkrete e trajnerit Massimiliano Allegri. Trajneri i kuqezinjve, veçanërisht pas vështirësive të treguara nga Koni De Winter në ndeshjet e fundit, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të shqyrtojnë mundësinë e nënshkrimit të brazilianit. Sipas ekspertit të merkatos, Orazio Accomando, drejtuesit e Milanit po bëjnë vlerësime për këtë mundësi.

Kthimi i Thiago Silvës do të sillte në skuadër jo vetëm eksperiencë, por edhe lidership të rëndësishëm për një repart mbrojtës të ri. Silva dhe Allegri kanë një histori të gjatë së bashku, duke luajtur 79 ndeshje në të gjitha kompeticionet para se braziliani të transferohej te PSG. Për më tepër, sistemi i mbrojtjes së Milanit, i bazuar kryesisht në një bllok të ulët, nuk do të përbënte një ngarkesë të madhe fizike për veteranin brazilian.

Nëse marrëveshja do të realizohet, Thiago Silva do të përforconte qendrën e mbrojtjes me profesionalizmin dhe përvojën e tij, duke ndihmuar Milanin në objektivin e madh për titullin e Serie A dhe kompeticionet europiane. Rikthimi i tij do të ishte gjithashtu një mesazh i qartë për skuadrën dhe tifozët: eksperienca dhe klasi i lart nuk zbehen me kalimin e viteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco