Milan–Como do të luhet në Australi, Simonelli e zyrtarizon: Do të gjykojë një arbitër aziatik

Milan–Como do të luhet në Australi, Simonelli e zyrtarizon: Do të gjykojë një arbitër aziatik

08:59, 19/12/2025

Tashmë është zyrtare: ndeshja Milan–Como do të luhet në Australi, konkretisht në Perth, më 8 shkurt. Lajmin e ka konfirmuar presidenti i Serie A, Ezio Maria Simonelli, në një prononcim për SportMediaset gjatë Superkupës Italiane që u zhvillua në Riad.

“Do të luhet aty sipas programit. Me Infantinon jemi takuar në mënyrë shumë korrekte. Kishim disa dyshime sidomos për arbitrat, sepse na ishin imponuar të huaj. Collina më ka dhënë garanci për arbitrat aziatikë, ka disa ‘bilbila’ cilësore për t’u sinjalizuar për këtë ndeshje. Ne do ta pranojmë këtë kusht dhe më pas do të rregullojmë pjesën tjetër”, u shpreh Simonelli.

Presidenti i Serie A u ndal edhe te suksesi i Superkupës në Arabinë Saudite, duke marrë si shembull përballjen Napoli–Milan: “Jemi të kënaqur për suksesin e madh të publikut. Ky kompeticion po jep sinjale pozitive falë procesit të ndërkombëtarizimit. Publiku këtu po pasionohet gjithnjë e më shumë”.

Ndeshja Milan–Como, me kuqezinjtë e drejtuar nga Massimiliano Allegri, pritet të jetë një tjetër hap i rëndësishëm në strategjinë e Serie A për ta çuar kampionatin italian përtej kufijve të Europës, duke synuar audienca të reja dhe tregje globale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco