Napoli–Milan, tension i lartë në Superkupë: Allegri shpërthen ndaj Orialit, pa shtrëngim duarsh me Conten

Napoli–Milan, tension i lartë në Superkupë: Allegri shpërthen ndaj Orialit, pa shtrëngim duarsh me Conten

08:33, 19/12/2025

Gjysmëfinalja e Superkupës Italiane mes Napolit dhe Milanit, e luajtur në Riad, u mbyll me fitoren e napolitanëve, por do të mbahet mend sidomos për tensionin e madh në pankina. Massimiliano Allegri dhe Antonio Conte u përfshinë në polemika të vazhdueshme, me Lele Orialin, krahu i djathtë i Contes, si protagonist indirekt i përplasjes.

Shkëndija u ndez në minutën e 29-të, kur Rabiot goditi Politanon ndërsa ishte në tokë. Pankina e Napolit kërkoi karton të kuq, por arbitri Zufferli nuk ndëshkoi as me të verdhë, duke mbajtur të njëjtin kriter si më herët në një ndërhyrje të Hojlund ndaj Maignan. Në atë moment, Conte shpërtheu me një “Ma basta!”, që ndezi një debat të ashpër. Oriali dhe Allegri shkëmbyen replika gjatë gjithë pjesës së mbetur të ndeshjes, duke rritur temperaturën e përballjes.

Në fund, imazhi që mbeti ishte ai i mungesës së përshëndetjes. Pas vërshëllimës finale, Conte qëndroi në fushë për të festuar dhe për të përshëndetur kundërshtarët, përfshirë edhe zëvendëstrajnerin Marco Landucci, ndërsa Allegri u drejtua menjëherë drejt dhomave të zhveshjes, pa shkëmbyer shtrëngimin tradicional të duarve me kolegun.

Para mikrofonave, të dy trajnerët zgjodhën diplomacinë. Allegri e minimizoi episodin me fjalët “janë gjëra fushe”, ndërsa Conte shmangu komentet, duke u fokusuar te rezultati. Një “paqe e armatosur” që mbylli një mbrëmje të nxehtë në Riad.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco