Maldini refuzon një super ofertë nga Arabia Saudite: Ekziston vetëm Milani

Maldini refuzon një super ofertë nga Arabia Saudite: Ekziston vetëm Milani

17:31, 18/12/2025

Paolo Maldini, ish-kapiteni legjendar i Milanit dhe drejtues i këtij ekipi për një periudhë, reziston ndaj dollarëve që vijnë nga nafta dhe zgjedh sërish me zemër.

Së fundi ish-drejtori teknik kuqezi ka refuzuar një ofertë faraonike nga një klub i Arabisë Saudite.

Shifra nuk është zbuluar, por ka qenë mjaft e lartë, sipas burimeve pranë ish-mbrojtësit.

Vendimi që ka marrë Paolo Maldini ka qenë i qartë: nuk ka në plan të firmosë apo të punojë për asnjë klub tjetër përveç Milanit.

Maldini ka konfirmuar edhe një herë besnikërinë ndaj ngjyrave kuqezi.

Jeta e tij është e lidhur me Milanin, ku ka kaluar gjithë karrierën si futbollist e më pas si drejtues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco