Elma Aveiro, motra më e madhe e Cristiano Ronaldos, ka reaguar ndaj lajmeve që flasin për një hetim të mundshëm ndaj saj për mashtrim fiskal. Sipas raportimeve, akuza vjen nga një ish-partner biznesi i sipërmarrëses portugeze.
Reagimi i Elmës u publikua këtë të enjte në llogarinë e saj në Instagram, përmes një deklarate të bërë nga Sara Avelar në emisionin Passadeira Vermelha në Sic Caras. Sipas saj, Elma Aveiro nuk ka asnjë dijeni për një proces të tillë: “Elma e njeh këtë çështje vetëm nga lajmet. Madje, kërkoi që t’ia dërgoja artikujt për t’ua përcjellë avokatëve. Ajo ka punuar dikur me një person, por bashkëpunimi nuk shkoi mirë dhe atij i ka mbetur borxh një shumë shumë e madhe parash, flasim për mijëra euro.”
Sipas Elmës, ky proces përbën një akt “hakmarrjeje”. “Është diçka e sajuar, e imagjinuar nga ky person, sepse nuk po përfiton më nga prania e Elmës si më parë”, shtoi Sara Avelar.
Moderatorja zbuloi gjithashtu se Elma ka kërkuar këshilla nga vëllai i saj, Cristiano Ronaldo, kapiten i Kombëtares portugeze. “Ai i ka thënë të mos përfshihet në përplasje publike dhe se institucionet përkatëse do ta zgjidhin çështjen”, u shpreh Avelar.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: