Endrick shkëlqeu në Talavera, por tashmë mendon për Lyonin: Faleminderit për gjithçka, Zot!

Endrick shkëlqeu në Talavera, por tashmë mendon për Lyonin: Faleminderit për gjithçka, Zot!

11:20, 18/12/2025

Endrick tërhoqi sërish vëmendjen te Real Madridi gjatë ndeshjes së Kupës së Mbretit kundër Talaveras, megjithatë e ardhmja e tij tashmë është vendosur: nga janari do t’i bashkohet Olympique Lyonit me formë huazimi. I riu brazilian, i cili deri tani kishte luajtur vetëm 11 minuta gjatë gjithë sezonit, tregoi se mmund të japë më shumë.

Momenti i tij i parë i dukshëm erdhi në mënyrë të papritur në ndeshjen 1-2 kundër Manchester Cityt, kur Mbappé nuk ishte i disponueshëm. Në vetëm gjashtë minuta, Endrick goditi një kokë që u përplas në traversën e Donnarummës, duke lënë të qartë aftësinë e tij për të ndryshuar ritmin e lojës. Kundër Talaveras nuk arriti të shënonte, por u tregua aktiv, duke kërkuar të marrë përgjegjësi dhe të tërheqë skuadrën.

Xabi Alonso vlerësoi sjelljen e tij: “Ka qenë shumë i gjallë,” tha pas ndeshjes, duke theksuar angazhimin e sulmuesit edhe pse ishte një ndeshje e ftohtë dhe pa gola. Endrick la gjithashtu një mesazh në rrjetet sociale, që tingëllon si një lamtumirë: “Faleminderit për gjithçka, Zot!”, i shoqëruar me imazhe nga performanca e tij kundër Talaveras, duke mbyllur në mënyrë simbolike fazën e tij te Madridi para aventurës franceze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco