PSG ka shtuar një tjetër trofe për vitin 2025, pikërisht Kupën Interkontinentale.
Francezët ia dolën duke mposhtur Flamengon përmes penalltive, ndërsa portieri Safonov u tregua hero me katër 11-metërsh të pritur.
Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Kvaratskhelia në minutën e 38-të. Asgjë nuk ishte e lehtë për PSG-në.
Baraspeshën e vendos Jorginho me golin nga penalltia në pjesën e dytë.
Më pas u nevojitën sërish 11-metërshat, për të vulosur fatin e takimit (2-1 për PSG-në).
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: