Idriz Batha është përjashtuar nga Flamurtari. Klubi ka njoftuar vendimin për kapitenin, i cili prej kohësh nuk luante për shkak dëmtimi. Batha qëndronte në pankinë prej gjashtë ndeshjesh.
Njoftimi i Flamurtarit:
“Deklaratë zyrtare: Për shkak të ngjarjes së paprecedentë të ndodhur gjatë seancës stërvitore të datës 17.12.2025, Flamurtari Football Club ndërpret në mënyrë të menjëhershme bashkëpunimin me lojtarin Idriz Batha.
Për Klubin tonë fanella, respekti dhe disiplina janë mbi të gjitha!”
Përpara është ndeshja me Teutën. Kuqezinjtë e Vlorës po kalojnë moment të vështirë, pasi mbajnë vendin e parafundit. Batha ndërkohë duhet të gjejë klub të ri.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: