Barcelona planifikon rinovimin e kontratës së Hansi Flick deri në vitin 2028

Barcelona planifikon rinovimin e kontratës së Hansi Flick deri në vitin 2028

13:30, 17/12/2025

Barcelona po mendon seriozisht ta zgjasë kontratën e trajnerit Hansi Flick deri në vitin 2028. Lajmi raportohet nga BILD, sipas së cilës presidenti Joan Laporta është i kënaqur me punën e teknikut gjerman dhe dëshiron ta lidhë atë me klubin për një periudhë më të gjatë.

Pavarësisht një fillimi sezoni me luhatje, Barcelona ka gjetur ritmin e duhur, duke regjistruar gjashtë fitore radhazi dhe duke ruajtur stilin agresiv e dominues të lojës që e ka karakterizuar nën drejtimin e Flick. Trajneri gjerman ka arritur të menaxhojë dëmtimet e shumta dhe problemet taktike të fazës së parë, duke e rikthyer skuadrën në binarët e suksesit.

Hansi Flick vjen nga një sezon historik me Barcelonën, ku në edicionin 2024/25 udhëhoqi ekipin drejt një 'triplete' vendase, duke forcuar më tej statusin e tij në historinë e klubit katalanas. Edhe pse më herët këtë vit kishte rinovuar kontratën deri në vitin 2027, drejtuesit e Barcelonës po shqyrtojnë tashmë një zgjatje të re edhe për një sezon shtesë.

Ky vendim shihet si një sinjal i qartë i besimit të plotë që klubi ka ndaj Flick, të cilit pritet t’i jepet mbështetje edhe në merkato, me përforcime të reja verën e ardhshme, për të ndërtuar një projekt afatgjatë dhe konkurrues në të gjitha frontet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco