Duhet mposhtur Napoli për finalen, Allegri paralajmëron një sfidë të vështirë: Fofana gati, Leao në dyshim

Duhet mposhtur Napoli për finalen, Allegri paralajmëron një sfidë të vështirë: Fofana gati, Leao në dyshim

12:31, 17/12/2025

Në prag të gjysmëfinales së “EA Super Cup 2025” kundër Napolit, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, foli për gjendjen e skuadrës dhe pritshmëritë e ndeshjes. “Sfida e nesërme është ndryshe, një përballje direkte për të shkuar në finale. Napoli është shumë i fortë dhe pres një ndeshje të vështirë. Ekipi im duhet të përmirësohet, sidomos në momente të caktuara ku mbrojtja mund të bënte më mirë”, deklaroi Allegri.

Për gjendjen fizike të lojtarëve, trajneri theksoi: “Fofana është plotësisht i gatshëm, ndërsa për Leao do të vendosim pas stërvitjes së sotme”. Sa i përket ndryshimeve taktike, Allegri konfirmoi se do të përdorë tre lojtarë ofensivë, ndërsa rikthimet e Athekame dhe Jashari do të sjellin energji të reja në skuadër.

Një lajm i rëndësishëm lidhet me Gimenez: “Pas konsultës mjekësore, u rekomandua një operacion, i cili pritet të bëhet nesër në mëngjes”.

Për merkaton, trajneri shtoi: “Prioriteti është rikuperimi i lojtarëve, më pas do të diskutojmë opsionet me klubin”. Për Napolin, Allegri theksoi: “Është një skuadër agresive dhe me cilësi të lartë. Duhet të jemi teknikisht shumë të saktë për të fituar”.

Kjo gjysmëfinale pritet të jetë një sfidë mjaft e fortë dhe vendimtare për të siguruar biletën për finalen e Superkupës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco