Viti 2025 po mbyllet dhe FIFA ka shpallur lojtarët më të mirë për periudhën nga 11 gushti 2024 deri më 2 gusht 2025. Sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembélé, u shpall ‘Lojtari i Vitit i FIFA-s’, duke fituar gjithashtu edhe Topin e Artë.
FIFA publikoi edhe ‘Team of the Year’, ku në sulm u përfshinë Dembélé dhe Lamine Yamal. Por një mungesë e dukshme ka shkaktuar reagime të forta: Harry Kane, i cili ka pasur një vit të jashtëzakonshëm te Bayerni, nuk u përfshi fare në ekipin më të mirë të vitit.
Ky vendim ka shkaktuar polemika të shumta në rrjetet sociale, dhe jo vetëm nga tifozët bavarezë. Disa nga komentet më të shpeshta janë:
Mungesa e Harry Kanes ka ndezur debat mbi kriteret e FIFA-s për përzgjedhjen e lojtarëve dhe ka lënë shumë tifozë të befasuar nga vendimet e këtij viti.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: