Sot nis Superkupa Italiane, stadiumi në Riad i mbushur plot, i pranishëm edhe trajneri i kombëtares Gattuso

Sot nis Superkupa Italiane, stadiumi në Riad i mbushur plot, i pranishëm edhe trajneri i kombëtares Gattuso

09:26, 17/12/2025

Sot merr zyrtarisht start Superkupa Italiane. Në orën 20:00, sipas orës italiane, do të përballen Interi dhe Bologna në gjysmëfinalen e parë, ndërsa nesër, në të njëjtin orar, do të luhet gjysmëfinalja e dytë mes Napolit dhe Milanit. Finalja do të zhvillohet të dielën e ardhshme, po në orën 20:00.

Për katër skuadrat pjesëmarrëse, Superkupa përfaqëson mundësinë për të fituar trofeun e parë të sezonit dhe për ta mbyllur vitin 2025 në mënyrën më të mirë të mundshme, përpara nisjes së pjesës së dytë të sezonit.

Të tri ndeshjet do të luhen në stadiumin “King Saud” në Riad, impiant që është shtëpia e Al-Nassr-it të Cristiano Ronaldos. Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, atmosfera do të jetë ajo e rasteve të mëdha, pasi stadiumi, i cili ka kushtuar rreth 51 milionë euro, do të jetë gjithmonë i mbushur plot.

Në tribuna pritet të jenë të pranishëm edhe shumë emra të njohur të futbollit italian. Do të marrë pjesë trajneri i Kombëtares italiane, Gennaro Gattuso, i shoqëruar nga shefi i delegacionit ‘azzur’, Gigi Buffon. Të dy, ashtu si edhe Marco Materazzi, do të ndjekin nga afër të tri ndeshjet e turneut.

Vetëm për finalen pritet prania e figurave të tjera të mëdha si Roberto Baggio, Bobo Vieri, Ciro Ferrara, Leonardo Bonucci, Christian Panucci, Vincent Candela dhe Fabio Capello. Po ashtu, do të jenë të pranishëm edhe Giorgio Chiellini, drejtor i strategjisë sportive te Juventusi, administratori i deleguar i Parmës, Federico Cherubini, nënkryetari i Udineses Stefano Campoccia, si dhe Adriano Galliani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco