Zyrtare: Saelemaekers rinovon me Milanin deri në vitin 2031

Zyrtare: Saelemaekers rinovon me Milanin deri në vitin 2031

22:53, 16/12/2025

Milani mendon për të ardhmen dhe ka “blinduar” një nga lojtarët, që vlerësohet shumë nga trajneri Massimiliano Allegri.

Klubi kuqezi ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës së Alexis Saelemaekers, duke arritur qëllimin e tyre për të përfunduar marrëveshjen para Krishtlindjeve.

Marrëveshja verbale u finalizua javën e kaluar, duke konfirmuar dëshirën e ndërsjellë për të vazhduar një partneritet që po rezulton i fortë dhe i dobishëm për të dyja palët.

Marrëveshja e re tregon besimin e madh të klubit tek anësori belg, i cili është shpërblyer me një kontratë afatgjatë: kontrata e re skadon në vitin 2031.

Kjo nuk është vetëm një zgjatje e përkohshme, por një njohje konkrete e vlerës së tij brenda skuadrës, pasi marrëveshja përfshin një rritje të ndjeshme të pagës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco