Shkëndija drejt kualifikimit në ‘play-off’ të Conference League, Spahiu: Ndeshje që duhen shijuar

Shkëndija drejt kualifikimit në ‘play-off’ të Conference League, Spahiu: Ndeshje që duhen shijuar

19:33, 16/12/2025

Lojtari i Shkëndijës, Sebastjan Spahiu, doli në konferencë para ndeshjes ndaj AEK Larnaca në Conference League.

“Ndjehem shumë mirë, jo vetëm për golin ndaj Slovan Bratislavës, por kam filluar të ndjehem mirë e më mirë, pasi e dinë të gjithë se nuk kam qenë në fazë përgatitore dhe tani e kam marrë veten mirë.

Këto janë ndeshje që duhen shijuar. Për këtë kam ardhur në fazën kryesore të Ligës së Konferencës, por edhe për grupin. I falënderoj të gjithë çunat për mënyrën si më kanë pritur. Po ndjehem shumë mirë këtu”, tha Spahiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco